Gjuriq alarmohet për lirimin e Sami Lushtakut, thotë se s’ka drejtësi në Kosovë

04.07.2017 12:29:32

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka reaguar pas lirimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se lirimi i tij dëshmon se nuk ka drejtësi në Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës tregon se në krahinën jugore nuk ka drejtësi për viktimat serbe dhe për krimet e kryera nga UÇK-ja. Ata i fshehin krimet dhe i fusin nën qilim, krime të cilat janë kryer në llogari të shumë shqiptarëve”, ka thënë Gjuriq.