Gjuriq e Bozay flasin për dialogun Kosovë-Serbi

15.11.2016 13:49:51

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ambasadori në largim i Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozay shfaqen shpresën se marrëveshja për telekomunikacionin do të kontribuojë në procesin konstruktiv dhe dinamik të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gjuriq e ka informuar ambasadorin turke për gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë për marrëveshjen e fundit mbi zbatimin e ujdisë  për telekomunikacionin.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë të zyrës së Gjuriqit, ai e ka falënderuar diplomatin turk edhe për kontributin e  madh në forcimin e miqësisë midis Serbisë dhe Turqisë dhe shprehu shpresën se pasardhësi i tij do të vazhdojë të promovojë “lidhjet tradicionale të forta mes dy vendeve dhe popujve”