Gjuriq e quan seperatist Enver Hoxhajn, pasi që ia “nguci” Rusinë në New York Times

14.04.2017 19:27:13
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se Rusia po e përdor Serbinë për ta shtrirë ndikimin në Kosovë dhe Ballkan.
Gjuriq ka thënë se Hoxhaj e ka gjetur kohën e gabuar që t’i drejtojë këto akuza drejt Serbisë, sidomos në prag të festës së Pashkëve, transmeton lajmi.net

Ai këto deklarata i ka cilësuar si fyerje për shtetin e Serbisë.

“Separatisti Enver Hoxhaj i ka uruar serbët në një mënyrë të pazakontë për festën e Pashkëve, natyrisht dua ua fyer shtetin e tyre, Serbinë”, ka thënë Marko Gjuriq.

“Është e qartë se Rusia nuk është duke e përdorur Serbinë vetëm për të rifituar terren në Ballkan, por po ashtu edhe për të kërkuar hakmarrje ndaj NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, me skema për ta rikthyer dominimin rajonal që e humbi kur perandoria sovjetike ra,” kishte thënë Hoxhaj për New York Times.