Gjuriq, mes kritikave dhe mbështetjes në Kosovë (Video)

22.09.2016 21:02:35

Nuk është hera e parë që Kosovën dhe objektet fetare ortodokse i konsideron si pjesë të Serbisë. Por deklaratat e Marko Gjuriqit, gjatë festimit të Ditës së Komunës së Graçanicës, ku nuk u pa asnjë simbol i shtetit të Kosovës, u bënë mollë sherri për të.

Për më shumë se gjysmë ore, Policia e Kosovës të mërkurën vonë, në Graçanicë ka ndaluar veturën e tij.

Nga ai është kërkuar që të largohet nga Kosova në të kundërtën do të arrestohej. Policia kishte urdhër për ta shoqëruar atë në kufi me Serbinë.

Por në këtë aksion u pengua nga një grup serbësh të mbledhur në udhëkryqin e Graçanicës, të cilët brohoritnin “Serbia, Serbia”.