Gjuriq në “Trepçë” me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

31.10.2016 14:26:26

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Leposaviq me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai do ta vizitojë flotacionin e Kombinatit Trepça në Leposaviq.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit, Enver Hoxhaj.

Disa ditë më parë Gjuriqit, iu është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, pas arrestimit të drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Këtë e pohoi edhe Xhemaj, duke thënë se kjo ministri ia ka refuzuar dy herë kërkesën për hyrje në Republikën e Kosovës, Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka bërë kërkesë në ministrinë tonë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe kjo ministri, pas dy refuzimeve që i ka bërë disa ditë më parë, këtë herë ia ka aprovuar kërkesën për hyrje”, tha Xhemaj.