Gjuriq për UNESCO: A është ky Pacolli i njëjtë që thoshte se i kishin votat?

06.10.2017 18:58:57

Nuk është ide e mirë të përpiqesh të bëhesh anëtar i organizatave ndërkombëtare pa dialog, veçanërisht për shkak se “krahinat nuk e kanë vendin aty”.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto komente ai i bëri pas takimit që patën bashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve për ta komentuar deklaratën e zëvendëskryeminstrit të Kosovës, Behgjet Pacollit se Prishtina me tërheqjen nga aplikimi për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol i ka dërguar sinajl të fortë Beogradit për të mbështetur dialgoun dhe kërkon pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, ai është përgjigjur ” A është ai Pacolli i njëjtë që ditë më parë pretendonte se kishte shumicën e votave për UNESCO dhe 15 shtetë të reja si përkrahje, raporton Tanjug.