GJURIQ: SIMIQ, PËRFAQËSUESI LEGJITIM I SERBËVE NË KOSOVË

06.04.2017 14:59:43

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi të enjten se për Serbinë përfaqësuesit e Listës Serbe, përkatësisht Slavko Simiq, është përfaqësuesi legjitim i zgjedhur nga populli serb në Kosovë.

“Republika e Serbisë, qeveria, qëndrojnë fuqishëm prapa popullit tonë në Kosovë, se janë përfaqësues legjitimë të zgjedhur të popullit serb në Kosovë janë përfaqësuesit e Listës Serbe, ndërsa përfaqësues i Listës Serbe në Kosovë është Slavko Simiq”, tha Gjuriq për Tanjug.