Drejtori i Zyrës së Serbisë në Kosovë Marko Gjuriq është deklaruar sot pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në pikën kufitare në Jarinjë.
Gjuriq ka theksuar se vizita e papritur dhe e paparalajmëruar nga Thaçi në veri të Kosovës llogaritet si provokim për të krijuar trazira, dhunë dhe destabizilim të situatës në zonat e ndryshme ku jetojnë serbët.
“Ne falënderojmë qytetarët për arsye të një reagimi të mençur . Zhytja në mendime për këtë provokim të dukshëm ishte i pafrytshëm. Ne do të vazhdojmë së bashku me qytetarët e qetë, por me vendosmëri për të punuar dhe për të mbrojtur interesat e popullit serb dhe shtetit serb në krahinën e saj jugore”, ka thënë Gjuriq.
Ndërsa gjithashtu sipas medieve serbe kjo është vizita e dytë e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës në anën veriore të vendit.






































