Gjuriqi: Autoritetet e Prishtinës nuk punojnë vetëm

15.01.2017 17:04:26

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës nuk i kanë kryer vetëm “veprimet e njëpasnjëshme agresive”.

Sipas tij, Prishtina me këto veprime po provokon konflikt në Kosovë.

“Krejt këto ata i bëjnë me miratimin e heshtur të fuqive të mëdha”, ka thënë Gjuriqi për TV Pink.