Gjuriqi dhe Albini me të njëjtën platformë: jo Asociacion, por ndarje të Kosovës

29.12.2016 15:58:12

Nga Rexhep Kastrati

Gjuriqi tha se territori i Asocacionit do të jetë pjesë e Serbisë, duke bërë të qartë se Beogradi nuk po do Asociacion, por ankesim të veriut të Kosovës. Në këtë mënyrë, Gjuriq bëri të qartë se thirrjet e Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit kanë qenë një taktikë politiko-diplomatike, me qëllim që të nxisë reagime histerike, primitive dhe të dhunshme në Kosovë kundër Asociacionit, si mënyrë për të destabilizuar Kosovën dhe për t’i hapur rrugë skenarëve ukrainas, e që do të thotë ankesimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Është kështu për faktin se Serbia, duke e quajtur territor Asocacionin, i jep atij dimensione hapësinore-terriroriale-autonomiste, kurse duke e trajtuar si pjesë të Serbisë, shpreh hapur synimin për ankesimin e veriut, ka dalë jashtë Marrëveshjes për Asociacionin, pasi që me këtë marrëveshje, Asociacioni nuk karakter të tillë, dhe do të themelohet në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Koncepti që ka shpërfaqur Gjuriq, në fakt është në përputhje me qasjen aneksioniste dhe copëtimi të Kosovës, ashtu siç e ka për qëllim edhe Albin Kurti dhe sekta e tij okulte. Në fakt, me trajtimin e Asociacionit si territor që do të jetë pjesë e Serbisë, nuk bie ndesh vetëm me Marrëveshjen e për Asociacionin, por edhe me parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën dhe me parimet e Badinterit, për mosndryshimin e kufijve të njësive të ish-Jugosllavisë që kanë dalë si shtete të pavarura, si dhe me Kushtetën e Kosovës. Po ashtu, qasja aneksioniste e Gjuriqit ndaj veriut, përaktësisht ndaj Asocacionit, hedh dritë edhe në arsyet e vërteta edhe të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacion. Dhe arsyet kryesore lidhen pikërisht me faktin se demarkimi i kufirit me Malin e Zi, do të fuqizonte karakterin shtetëror të territorit dhe të kufijve të Kosovës, si dhe do të hapte rrugën për demarkimin e kufirit me Serbinë. Dhe Serbia e di se demarkimi i kufirit me Kosovën do t’u jepte fund synimeve anksioniste ndaj Kosovës, pasi që do të detyrohej që të respektonte gjendjen e vijës kufitare sipas kushtetës së vitit 1974, e jo sipas synimeve për ta zbritur te Ura e Ibrit. Dhe në këtë kuptim, mosratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, përaktësisht shtyrja e saj, po ashtu ësht kohë dhe mundësi për Serbinë për të zbatuar skenarë ukrainas në Kosovë. Dhe sëkëndejmi del se kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk po bëhet për arsye se humb apo nuk humb Kosova territor, por për të shtyrë sa më shumë këtë çështje, dhe për t’i dhënë mundësi Serbisë të realizojë skenarët e saj. Edhe kundërshtimi i Asociacionit sipas Marrëveshjes për Asociacionin dhe sipas vërejteve të Gjykatës Kushtetuese, por edhe pa to, po del se është në të njëjtën linjë me qëndrimin e Beogradit kundër një Asociacioni qoftë edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit. Është e qartë se argumentet kryesore të opozitës e sidomos të sektës okulte të Albinit po dalin të jenë në përputhje me interesat e Serbisë, ashtu siç kam argumentuar dhe siç kam thënë vazhdimisht. Moszbatimi i atyre marrëveshjeve veçsa e ka penalizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe ka forcuar pozitat e Serbisë në gjeopolitikën rajonale, evropiane dhe më gjerë.