Gjykata e Apelit në Shkodër liron 7 kuksianë. Katër të tjerë mbeten në burg

20.04.2018 17:13:17

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka liruar 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”. Katër të arrestuar janë liruar pa kusht, ndërsa për 3 të tjerë është dhënë vendimi për “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, për tre të tjerë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë me burg.

U lanë në burg

Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës,
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës,
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës
Xhevahir Gashi

Lirohen nën masën e sigurisë detyrim me paraqitje

Shpëtim Toda
Shkëlqim Vata
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja

Familjarë dhe dhjetra qytetarë të tjerë të mbledhur para Gjykatës së Apelit e kanë përcjellë me hedhje kapsollash pritjen e marrjes së vendimit nga trupi gjykues për 11 të arrestuarit.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” duke paraqitur prova të reja me pamje filmike. Ndërkohë, avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të 11 personave, duke paraqitur prova filmike nga momenti i arrestimet.

Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pati edhe një protestë, ky qytetarët kërkuan lirimin e 11 personave të arrestuar.