Gjykata e Apelit shpall të pafajshme “Hakmarrjen për Drejtësi”

13.02.2017 16:00:12

Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, ka vendosur të shpallë të pafajshëm të gjithë anëtarët e bandës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzaj, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiu

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur 19 vjet dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykimeve e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Orik Shyti

Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë me 10 persona të tjerë kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda. Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë edhe vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë.

I dënuari Orik Shyti e mori vendimin në mungesë gjatë gjykimit, pasi është azilant në Zvicër.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.

Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.

Altin Arapi

Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi edhe vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” dhe të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku që kur organizata u shfaq, sipas autoriteteve, në 12 tetor 1996