Gjykata e liroi Leonis Frangun nga akuza për pjesëmarrje në grupe terroriste në luftën e Sirisë

27.02.2018 11:24:52

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin për Leonis Frangun, të akuzuarin për bashkim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Gjykata në Prishtinë e liroi sot Leonis Frangun nga akuza për bashkim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në luftën e Sirisë.

Frangu u lirua, ngase gjykata konstatoi se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer këtë vepër penale.

Gjykatësi Beqir Kalludra tregoi në gjykatore se njëra prej rrethanave që ka shkuar në favor të të akuzuarit ka qenë deklarimi i dëshmitarit të mbrojtur.

Ky dëshmitar, sipas Kalludrës, kishte thënë se në kohën kur Frangu pretendohet të ketë qenë në Siri, formacionet ishin qenë të ndara.

Përveç kësaj, gjykata konstatoi se dëshmitari nuk ka arritur të specifikojë kohën e saktë kur Frangu pretendohet të ka shkuar në Siri, po ashtu nuk ka pasur të dhëna që vërtetojnë se i njëjti ka qenë në një grup terrorist.

“Në rast dyshimi shkohet në favor të të akuzuarit, andaj gjykata nuk ka mundur të vërtetojë faktin se tani i liruari ka marrë pjesë në ndonjë formacion që është grup terrorist”, shtoi Kalludra.

Dje Leonis Frangu deklaroi në gjykatë se nuk kishte shkuar asnjëherë në Siri.

Prokuroria Speciale ngarkonte Frangun për pjesëmarrje dhe organizim në grupe terroriste.

Sipas aktakuzës, pas marrëveshjes paraprake me Blerim Sylën më 3 nëntor të vitit 2014 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë fluturuar në aeroportin e Stambollit në Turqi ku nga Stambolli janë shkuar së pari në Hatay dhe nga atje në qytetin po ashtu të Turqisë afër me kufirin me Sirinë ku i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.