Gjykata Speciale nuk i komenton deklaratat politike në Kosovë

01.02.2018 23:30:13

Teksa Gjykata Speciale është kthyer në temë politike, në këtë institucion nuk duan të merren me këtë çështje.

Të kontaktuar nga Tribuna Channel, zyra për komunikim e Speciales bënë të ditur se po merren me implementimin e mandatit të tyre.

Ndërkohë, deputetë, ekspertë e analistë kërkojnë që kësaj çështje t’i ipet sa më shpejt një epilog.

Genc Nimoni nga organizata “ÇOHU” thotë se brenda periudhës një mujore qeveria duhet ta kthejë një përgjigje, pastaj varet nga kushtet parlamentare nëse do të vazhdojë tutje ose jo.

Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovës për Drejtësi deklaron se kjo çështje duhet merr fund sa më shpejt.

Ndërkohë deputetja e partisë më të madhe opozitare, Albulena Haxhiu thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj gjykatës Speciale.

Projektligji për dhomat e specializuara ishte iniciuar nga veteranët e më pas disa deputetët kishin mbledhur nënshkrime për ta dërguar në Kuvend. Që nga ajo natë, vendet e QUINT’it paralajmëruan Kosovën se ndodhet në rrezik.