Godet veturën e policisë duke ikur, arrestohet në Kamenicë shtetasi serb

25.02.2017 10:09:43

Në fshatin Hodonoc të Kamenicë  të premten rreth orës 22:40 është arrestuar një shqiptarë shtetas i Serbisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe nuk ishte ndaluar në pikë kontrolli.

I dyshuari në ikje e sipër me veturën e ti ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të PK.

Policia ka arrit ta ndaloj te dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ndërsa rasti është hapur si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.