Goditet me plumb vetura e Edmonf Azemit

16.09.2016 13:12:40

Basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Kombëtares se Kosovës në basketboll, Edmond Azemi, i ka shpëtuar të premten më të keqes, pasi vetura e tij është goditur nga një plumb.

Derisa Azemi së bashku me familjen e tij po qarkullonin në rrugën “Luan Haradinaj”, saktësisht afër Prokurorisë Speciale, vetura e tij është goditur me njërin nga tre plumbat e shkrepur, të cilët i kanë shkrepur në mes vete dy qytetarë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për “Epokën e re”, se rasti ka ndodhur rreth orës 11:50.

“Njëri qytetar e ka gjuajtur me armë zjarri qytetarin tjetër përtej rrugës”, kanë thënë dëshmitarët. Ndërkohë njësitët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Edmon Azemi është njëri prej basketbollistëve më të mirë në basketbollin e pasluftës dhe ikona e klubit të Sigal Prishtinës.