Goditet nga vetura një këmbësore në Fushë Kosovë

19.10.2017 13:35:22

Një femër këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

“E dyshuara femër K/Shqiptare gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur viktimën femër K/Shqiptare (këmbësore) duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia, transmeton lajmi.net.

Sipas PK-së, Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.