Goli i parë i sulmuesit kuqezi Kamberi me Rejnxhërs nuk duhet humbur

23.02.2020 23:10:45

Sulmuesit të Shqipërisë Florian Kamberi i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta në lojë që të gjejë golin e parë me skuadrën e tij të re, Gllasgou Rejnxhers.

Skuadra e tij po humbte 0-1 ndaj St Xhonson dhe trajneri e futi në lojë në minutën e 46’.

Pas 4 minutash, ai gjuajti bukur dhe e çoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët me një supergol.

Ky është goli i parë i Kamberit me fanellën e Rejnxhërsave. Ai u bë pjesë e ekipit në janar. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2.