Goran Rakiq: Të gjitha vendimet i marrim në konsultim me Beogradin

21.08.2017 10:15:01
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se partia e tij të gjitha vendimet i merr në konsultime me Beogradin.

Sipas tij edhe listat dhe kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen në konsultime dhe pajtim me politikat e qeverisë serbe.

“Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin dhe me njerëzit tanë, sepse janë ata që ne i përfaqësojmë, problemet e të cilëve duhet t’i zgjidhim”,  ka thënë Rakiq, shkruan “Vecernje Novosti”.

Rakiq pritet të garoj sërish për kryetar të Mitrovicës veriore ku me gjasë do të ketë konkurrencë nga Oliver Ivanoviq.

Lista Serbe në Graçanicë pritet të garojë me Srdjan Popoviq, kurse në Shtërpcë për kryetar komune do ta kandidojë Bratislav Nikoliqin. Ndërsa për kandidatët e saj në qytetet tjera me shumicë serbe në Kosovë ende nuk dihet