Grabitet farmacia në Tiranë, autori ishte me armë

10.01.2017 19:10:03

Një farmaci në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë është grabitur nga një person i armatosur.

I dyshuari ka mundur të marrë rreth 80 mijë Lekë të vjetra dhe është larguar në drejtim të paditur.

Nga dëshmitë paraprake, autori ka qenë rreth 20 vjeç, por nuk është identifikuar ende. Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e tij.