Grabitje e armatosur në një pompë benzine, plagoset një person

16.02.2017 21:33:26
Para pak çastesh pompa e benzinës Al-Trade është grabitur me armë zjarri.
Një person është plagosur me këtë rast, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Burimet e portalit arbresh.info bëjnë të ditur, se sulmuesit ishin me maska dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimin.