Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Graçanicë

12.05.2019 11:38:20

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhu në një pompë derivatesh në Graçanicë.

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur nga viktima para, përcjell lajmi.net.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“ Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor në pompën e derivateve raporton se nga dy persona të maskuar dhe nën kërcenim të armëve kanë grabitur nga viktima para. Rasti është duke u hetuar”.