Grabitjet në Rinas, Apeli lë në arrest me burg Dash Kupën

18.03.2017 17:40:08

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për Dash Kupën, njërin prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Patrioti” për grabitjet miliona eurove në rrugën e Rinasit.

Më herët këtë vendim e kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por Kupa kërkoi një masë më të lehtë sigurie. Ky person është arrestuar me 23 shkurt të 2017, në kuadër të operacionit “Patrioti”, pasi grupi hetimor dyshon se është i përfshirë në grupin kriminal të grabitjeve të bankave. 41-vjeçari me banim në Tiranë u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teksa po hynte në Shqipëri. Ai akuzohet  për vjedhje me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë:

Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.

1- Fatjon Xhyliu  – arrestuar më 14 shkurt 2017

2- Ditjon Memlika – arrestuar më 14 shkurt 2017

3- Neim Avdylaj – arrestuar më 14 shkurt 2017

4- Ernest Kupa – arrestuar më 14 shkurt 2017

5- Admir Çerpja  – arrestuar me 18 shkurt 2017

6- Dash Kupa  – arrestuar më 21 shkurt 2017

7-Aleksandër Murataj  – arrestuar më 14 mars 2017

8- Dritan Sinani  – arrestuar më 14 mars 2017