Gramoz Palushi, një dëshmor mes dy shteteve

03.09.2016 16:44:03

Në kujtim të 12-vjetorit të Dëshmorit të Atdheut, Gramoz Palushi rënë në Athinë pas fitores së përfaqësueses sonë të futbollit ndaj asaj greke

Nga Namik Selmani

namik selmani

Ai u nda nga jeta në një ditë shtatori. Atëherë kur kur në mollishte kuqëlojnë kokrrat e mollëve që do të shtroheshin në sofrat e një ditë vihen në kokat e nuseve të bukura shqiptare. Në ugaret rimbillet gruri . Në sheshet e qyteteve boritë paksa zhurmuese lajmërojnë për dasmat e shumta . Emigrantët nxitojnë të kthehen në vendet e punës pas pushimeve me autobuzë, me avionë me makinat e tyre që vijnë ende erë djerse. Në fushat e futbollit nisin garën skuadrat e një vendi apo edhe ato të shteteve. Ullinjtë e brigjeve joniane kokërrzohen në prag të pjekjes, por dhe me dhimbjen se në to mungojnë të zotët e tyre për t’i vjelë.e për të bërë më vonë bakllavatë e ëmbla të dasmave të djemve dhe vajzave shqiptare mes tyre edhe të Gramoz Palushit po të ishte gjallë e që më 4 shtator 2004 do të ndahej nga jeta. Ishte vetëm 20 vjeç dhe në jetën e tij flinte prushane dashuria më e madhe për jetën, për tokën, për punën e ndershme, për prindërit për vëllezërit, për fshatin për Tiranën Ai u vra pas një ndeshjeje mes dy përfaqësueseve të futbollit në kuadër të një kampionati evropian të futbollit… Luhej në Tiranë ndeshja. Me qindra kilometra larg atij vendi ku ai punonte për të siguruar bukën e gojës dhe për të ndihmuar dhe familjen e tij. . Po a llogaritet atdheu me kilometra? Jo bre, kurrë nuk ka metër që të masë largësinë . Gëzoi si një tifoz gjerman, çek, anglez, argjentinas, brazilian, francez, italian, japonez kur Shqipëria fitoi 2 me 1 me Greqinë. Mbase më shumë se ata, sepse në supe kishte vënë një flamur të kombit të tij . Pa e ditur se me thikën e Jagos modern do të vdiste trupi i tij dhe do të gjakosej bashkë me të edhe flamuri i kombit të tij. Një flamur i kuq që do të skuqej dhe më shumë nga plaga e pabesë e një dore vrastare që donte të vriste një djalë njëzetvjeçar, një dhëndërr shqiptarie që e donte njëlloj atdheun, edhe në Kukës, edhe në Tiranë e mbase jo pak më shumë në Athinën e Akropolit në ishujt e bardhë të Greqisë ku thuhet se dikur u nis demokracia e botës. Ah, demokracia greke! E vranë Gramozin 12 vjet më parë më 4 shtator 2004. Aso kohe bota pa në të njëjtën kohë shpirtin e madh djaloshar shqiptar që e donte gëzimin e një fitoreje pa urryer askurrë atë të kundërshtarit në një fushë të blertë futbolli e jo në një fushë gladitorësh apo aq më keq në hapësirën jasht fushës apo edhe qindra kilometra larg atdheut ku mund të vriteshe vetëm se gëzoje për fitoren e skuadrës së kombit tënd. Dhimbje për familjen, për miqtë e të afërmit . NJë lajm që mbushi faqet e para të gazetave të kohës. Në Shqipëri e në botë. Për kombin mbarë kudo ku flitet shqip. Të gjithë kishim një “Gramoz” të vrarë brenda vetes si prindër, si motra e vëllezër, si bashkëfshaatrë, si shokë shkolle, si kushurinj, si bashkëkombas. E dhimbja u kthye me të drejtë edhe në një protestë të ligjshme Shkoi deri në kancelaritë e botës. Në Njy Jork Kofi Anani fliste për Gramoz Palushin. Në Londër me shumë dhimbje e protestë njerëzore mbase edhe si prind fliste Toni Bleri. Se ata, para se të ishin udhëheqës botërore, ishin dhe janë dhe njerëz me ligjet e pashkruara të njerëzimit për këtë vrasje makabre. Shumë sportdashës të Evropës flisnin të indinjuar. Duket se dora gjakatare e huliganizmit grek, atë ditë kishte vrarë e kishte gjakosur të gjithë stadiumet e Evropës dhe të botës. Kishte goditur duart e pafajshme që ngriheshin kaq paqësisht gjer në qiellin vjeshtarak, gjithsesi të bukur, kur dikush shënon gol. Pse jo, gëzon edhe për një gol të bukur të kundërshtarit të fushës. Poetët u kthyen tek vargu i dhimbjes dhe bënë elegjinë. Në atë unuivers vargjesh nuk ishte e vështirë që të dalloje edhe krenarinë për këtë djalë që ishte sa anonim, por dhe një princ i vërtetë shqiptar që na kujtonte se sa të butë, sa të mirë, sa paqësorë jemi kudo qoftë dhe para një gëzimi kaq të madh që lidhet me një ndeshje futbolli. Ballë racizmit grek, një zë i arsyeshëm u duk në sfondin e kësaj lukunie. E tregon këtë gjë vetë babai i Gramoz Palushit. Halili. Vetëm një ditë më vonë dy gazetarë të dy stacioneve greke që transmetuan ndeshjen e futbollit Greqi-Shqipëri, erdhën në shtëpinë e Palushajve në Paskuqan. Nuk kishte vdekur arsyeja qofte edhe në atë komb që kishte lindur e kishte ngjizur një urrejtje të tillë që të vritej një djalë vetëm pse festonte me flamurin e kombit të tij fitoren e një ndeshjeje futbolli. Jo, ai nuk vrau askënd, nuk shau, po ishte gëzimi i një toke. Dy gazetarë grekë ndalën në pragun e një shtëpie që kishte hapur dyert e mortit. Dhe u hap dera edhe për ata djem grekë që e kuptonin se arsyeja e mosarsyes së kësaj vrasjeje atë ditë, ishte një lloj pengu kombëtar edhe për ata. Një lloj faljeje? Një lloj pendimi????!!! Të gjitha mund të ishin. Po një gjë ishte edhe më e madhërishme se përtej vrasjes së Gramoz Palushit ishte mikpritja e familjes që ua nxorri dhe kafen e mortit. E kërkuan gazetarët që ta transmetonin edhe këtë rrufitje kafeje me lotë në sy për t’i treguar bashkombasve të tyre se shqiptarët po fitonin një “Betejë” tjetër, atë njerëzore shumë më të fortë se ajo e stadiumit dhe në stadiuj por edhe në pragun e një shtëpie ku ka lotë ku ka gra të veshura me të zeza. Ku ka burra që heshtin me shumë se në ditët e tjera. Ku paketat e duhanit kalojnë nga dora në dorë dhe në vend të një ngushëllimi (A ka fjala forcë që ta bëjë këtë ngushullim?) bëjnë vetëm ca shenja, ca gjeste. Diku në rrugët e atdheut me parrulla në duar dolën mjaft të rinj. Edhe në Tiranë. Edhe në Prishtinë. Por edhe në Athinë dolën në protestë disa të rinj grekë me një parrullë të stërmadhe “Na falni vëllezër shqiptarë!!” Askush nga shqiptarët nuk mori hak, nuk vrau një grek. E me lotë në sy ato ditë mjaft grekë kërkonin që të ndaloheshin demonstratat kundër këtij veprimi me një argument të fortë: ”Ne me të vërtetë vramë një djalë pa faj me pa të drejtë, por me këto që ju bëni ballë botës që na sheh, na vratë më shumë së do na kishit vrarë në të vërtetë. E kjo forcë shpirtërore bëri që edhe vetë Presidenti dhe kryeministri grek i kohës të kërkonin falje. Kaluan 12 vjet. Bash si me kënë vetëm 12 ditë. Si 12 shekuj. Sërish vjen mes nesh Gramoz Palushi . Po e kujtojmë po vihemi edhe një herë e mednje me shpirt me dhimbje në atë kohë, ashtu si dhe duam të hedhim sytë para, si individë, si familje, si komb Gramoz nuk ishte hero lufte , edhe pse po ta kërkonte toka e tij, qoftë në Kukës, në Paskuqan do të ishte i pari ndër të parët në radhë.. Do të binte me pengun e madh të një amaneti të pashkruar. Po ai e kishte atdheuen brenba vetes pa bujë, pa zhurmë, pa tribuna fjaslamansnësh dhe mbnurravecësh, pa ekrane opionionistësh rutinorë dhe sherrtarësh. . Po, ai është brenda nesh se atë flamur që ai e gjakosi në atë ditë shtatori mund të përgjakte secilin prej nesh. Ajo ishte llogorja e tij Ai jetonte me djersën e tij, ashtu si jetojnë me qindra mijëra shqiptarë të tjerë në Greqi, Itali e në mbarë botën. Askujt nuk i kishte borxh qoftë dhe disa centë dikujt, po të tjerët u vunë në radhën e borxhlinjve të gjakut, të dinijtetit të kombit. Ai ishte i thjeshtë si thjeshtësia, po nuk mund të pranonte pabesinë. Gramoz Palushi është Kujtesa e ditëve tona. për atë që na mungon shpesh jo vetëm mes shteteve, por edhe brenda vetes me atë MUR të lartë që ngrejmë çdo ditë. Përpiqemi që t’i rrëzojmë muret, që , për fat të keq, po shtohen. Nuk duam e nuk duhet që në sytë e fëmijëve tanë të mirë që ne rrisim, mësojmë dhe edukojmë të na mallkojnë një ditë, ose të paktën, do të na kritikojnë se nuk u dhamë kaq shumë harmoni në jetën tyre, pak më shumë paqë, dritë, ajër pëllumba, po shpesh u dhamë lojëra me pushkë në vend të librave Besoj se të gjithë keni dëgjuar se si ngrihen kudo MURE. Nuk është fjala për muret e shtëpive ku do të futen familjet e reja apo pensionistëve e lodhur. Joo. Po ngrihen mure prej teli, prej tullash, me ferra , me beton. Një mur që të fut frikën si ata dordolecët e arave me ca rrecka në trupat e tyre me shkarpa, vetëm për të trembur laraskat që, për çudi, edhe nuk po tremben se ua kanë kuptuar hilen njerëzve. Ndërkohë që është po kaq e fortë edhe thirrja për tolerancë. Një thirrje për ta dashur edhe më shumë atdheun, edhe pse dikush e diku mund të na vërë para sysh fjalën NACIONALIST. Në fund të fundit, të na skuqet edhe më shumë fytyra nëse mund që të dalë një ditë që të na vriten të tjerë “Gramozë”. Një ndeshje futbolli përfaqësuesesh sërish në prag. Kësaj radhe me Maqedoninë, një shtet tjetër ballkanik ku jo gjithmonë marrëdhëniet e shqiptarëve me pjesën e maqedonasve janë në kufirin më të mirë të bashkëjetesës. Vijmë pas një përfaqësimi të mirë në kampionatin e evropian ku debutuam për herë të parë dhe nisëm një histori të re futbolli. Sërish do ta kemi mes nesh Gramoz Palushin me ëndrrën dhe gëzimin e tij të jashtëzakonshëm për fitore. Gramozi ishte dhe mbetet thirrje, mësim, dhimbje krenari, forcë. Mbeti një këngë e bukur në buzët ytë e brezave që na mëson ta duam atdheun dhe na jep atë thënie të bukur se përherë duhet të jetojmë në jetë të jetëve më zërin e atdheut tonë. Gramozi është emigranti i djeshëm, i sotëm dhe i nesërm që do në të njëjtën kohë kujdesin edhe të shtetit që i ka trokitur në derë jo si lypës, por si njeri që kërkon të punojë me djersën e ballit. Kërkon edhe kujdesin e ndihmën e shtetit të tij amë jo vetëm për disa dokumenta doganore apo edhe disa kushteve për votimin në të ardhmen më të afërt, po edhe libra, edhe këngë, edhe forcë dhe kurajo për të mbrojtur të drejtat e tyre deri në skajin më të largët të botës. E Gramoz Palushi është “boria” më e fortë e këtij alarmi emigrantësh. Tashmë emri i Gramoz Palushit është i gdhendur në muret e një shkolle që mban emrin e tij prej vitesh. Është shpallur me të drejtë edhe me titullin më të lartë DËSHMOR I ATDHEUT. Shoqata që mban emrin e tij ka vite që bën aktivitete në Shqipëri , në Kosovë e në diasporë. Ajo do të bëjë sa e sa aktivitete të tjera për të mbajtur të gjallë frymën e tij atdhetare. Në fund të fundit, ai do të mbesë një dëshmor 20-vjeçar në kujtesën më të ndritshme të kombit të tij dhe një pasyqrë ku shumë herë do tëe shihen ballë për ballë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore ku vihet në diskutim jo vetëm jeta e një emigranti, po dhe dinjiteti i tij, dinjiteti i një kombi që kudo mbetet po kaq i denjë për t’u mbrojtur.

Tiranë, më 3 shtator 2016