Greg Delawie: Jam duke vëzhguar me kujdes hetimet për korrupsionin në dhënien e përfitimeve për veteranët

28.08.2018 20:30:49

Ai përmes një shkrimi ka thënë se po vëzhgon hetimet ndaj listave të veteranëve, duke bërë thirrje që këto të bëhen pa kërcënime, frikësim apo ndërhyrje politike.

“Jam duke vëzhguar me kujdes hetimet për korrupsionin në dhënien e përfitimeve për veteranët. Çështja duhet të trajtohet pa kërcënime, frikësim dhe ndërhyrje politike. Qytetarët e sidomos veteranët duhet të shohin se sistemi do të vendos drejtësi”, ka shkruar Delawie.

Kujtojmë që këto ditë në opinionin publik është riaktualizuar kjo temë pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj që po hetonte këtë rast.