Grevistët e urisë në Zharrëz të Fierit janë duke vdekur! Alarmin e ka vënë sot deputeti Ben Blushi në Kuvend, që ka njoftuar Kuvendin se ata kanë, përveçse një javë pa ngrënë, dy ditë pa pirë ujë!
“Ju bëj me dije se tani që flasim, – tha Blushi nga foltorja e Kuvendit, – disa prej tyre ndoshta janë duke vdekur. Ndoshta mund të mos e besoni, por janë duke vdekur!
Një javë në grevë urie dhe dy ditë në grevë uji!
Kam folur që para një jave në Kuvend që qeveria të negociojë me kompaninë që po ju prish shtëpitë… Tani ata kanë edhe dy ditë pa ujë! Shtatë vetë po vdesin!”








































