Griezmann drejt kalimit te Man. United

18.01.2017 14:14:43
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 23: Antoine Griezmann of Atletico Madrid looks on during the UEFA Champions League match between Club Atletico de Madrid and PSV Eindhoven at Vicente Calderon Stadium on November 23, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Richard Martin-Roberts - AMA/Getty Images)

Antoine Griezmann drejt Manchester United. Sipas të gjitha gjasave do të jetë sulmuesi francez goditja e madhe e Djajve të Kuq në merkaton e verës së ardhshme, janë të sigurta për këtë mediat angleze, madje sipas The Indipendent, drejtuesit e klubit nga Old Trafford e kanë arritur tashmë marrëveshjen me 25-vjecarin. Griezmann është i tunduar nga dëshira për të luajtur përkrah dy emrave të medhënj, gjigandit suedez Zlatan Ibrahimovic dhe shokut të tij në kombëtare mesfushorit Paul Pogba dhe për këtë arsye ka zgjedhur Manchesterin si destinacionin e tij të ardhshëm, për të vazhduar karrierën.

Për të bindur sulmuesin e Atleticos ka ndikuar edhe prania edhe Pogba te United, pasi të dy lojtarët kanë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
Tashmë Djajtë e Kuq do të kenë detyrën e vështirë për të bindur drejtuesit e Los Colchoneros të lënë të lirë 25-vjecarin francez, por për ta bërë dicka të tillë, drejtuesit e Manchester United kanë gati një ofertë prej rreth 100 milionë Eurosh, që mund të rezultojë e parefuzueshme për presidentin e Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo. Ndërkohë menaxheri i futbollist ka arritur gjithashtu marrëveshjen me Djajtë e Kuq përsa i përket pagës që do të përfitojë Griezmann në momentin që do të transferohet në Premier League, bëhet fjalë për një shifër të përafërt me 13 milionë Euro në sezon.