Gruaja dërgohet e plagosur në spital, burri: Ka qëlluar veten me thikë

21.11.2016 18:40:44

Një 41-vjeçare është dërguar e plagosur një ditë më parë në spitalin e qytetit të Peshkopisë nga bashkëshorti i saj.

Anila T., banuese në fshatin Sopot së bashku me të shoqin, është transportuar nga ai në spital, ku ka mbërritur rreth orës 20:10 të së dielës.

Duke parë gjendjen e rënduar të 41-vjeçares, mjekët vendosën transportimin e saj për mjekim më të specializuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Bashkëshorti i Anilës u tha efektivëve të policisë, se ajo ka qëlluar veten me thikë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen.