Gruaja në Fushë Kosovë rrah ish-kolegun e punës dhe ia merr paratë nga xhepi

04.09.2020 12:00:55

Një rast i padëgjuar më parë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Një femër, siç ka treguar Policia e Kosovës e ka sulmuar fizikisht ish-kolegun e punës, duke ia marrë më pas paratë nga xhepi, shkruan lajmi.net.

Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna.

Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.