Gruan kosovare që forcat serbe e dhunuan gjatë luftës tani nuk po e pranon familja

23.12.2019 21:31:29

Një grua kosovare përjetoi tmerrin më të madh të luftës, kur u dhunua nga forcat serbe.

Kjo e mbijetuar jetoi jashtë vendit për një kohë të gjatë dhe tani 20 vjet pas torturës që e kishte përjetuar, po përballet me një tjetër sfidë, njofton Klan Kosova.

Viktima që pësoi gjatë luftës ka jetuar në perëndim mirëpo iu dasht të kthehet në Kosovë për shkak të lejes së qëndrimit.

Kthimi i saj nuk është pritur mirë nga të afërmit, pasi atë nuk po e pranon familja.

Ajo ka kërkuar nga institucionet që tani të ia gjejnë një vendbanim. Ndërkohë do të aplikojë edhe për status të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.