Gruevski dhe Giannakakis shprehen për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore

20.07.2017 20:44:42

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është takuar me ambasadorin e Greqisë në Shkup, Dimitris Giannakakis.

Në takim është folur për zhvillimet e tanishme politike në Maqedoni, sfidat me të cilat përballet vendi në sferën e brendshme, si edhe atmosferën e përgjithshme në sferën e jashtme.

Të dy palët janë dakorduar se edhe pse ka dallime për çështjen e emrit të Maqedonisë, megjithatë janë të nevojshme zhvillimi i marrëdhënieve të mira të ndërsjella.