Gruevski, mandatari i tretë që nuk arrin ta formojë qeverinë në Maqedoni

30.01.2017 13:54:44

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski nuk ka arritur ta formojë qeverinë, kurse tani pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin dikujt tjetër.

Se a do të jetë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev apo ndonjë përfaqësues tjetër nga VMRO-DMPNE siç është spekuluar ende nuk dihet, shkruan zhurnal.

Maqedonia në një situtatë të njejtë ishte edhe në vitin 1992 kur lideri i athershëm i VMRO-DPMNE-së, Ljupo Gerorigevski nuk arriti ta krijojë qeverinë, kurse mandati kaloi në duart e LSDM-së më saktësisht Petar Goshevit, e që as ky nuk arriti të formojë qeveri.

Në fund ishte Branko Crvenkovski nga LSDM-ja, i cili gjatë asaj kohe i’a doli ta shfrytëzojë mandatin e dhënë nga presidenti për krijimin qeverisë.