Gruevski: Me 200 vendet e reja për punë, 200 familje do të fitojnë perspektivë

12.11.2016 16:26:34

Nikolla Gruevski ka qenë i pranishëm gjatë hudhjes së gurthemelit të fabrikës së Tehnoplast, e cila po ndërtohet në zonën zhvillimore teknologjike në Bunarxhik, i cili deklaroi se kjo fabrikë do të hap 200 vende të reja pune.

“Një kohë të gjatë jemi fajësuar nga opozita se vetëm fabrika të huaja kanë privilegjin të investojnë në këtë zonë. Ky është fakti i dytë pas atij në muajin e parë ku filloi invetimi i fabrikës “High Tech”. Ndërtimi i kësaj fabrike do të thotë 200 vende të reja pune, me çka 200 familje do të fitojnë pavarësinë”, deklaroi mestjerash Gruevski.

Ai tha se përveç këtyre 200 punësimeve do të ketë edhe punësime tjera indirekte në këtë fabrikë.