Gruevski: Përderisa Zaev po mashtron shqiptarët, ne realizojmë projekte (Foto)

14.03.2017 19:29:22

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe pse vendi po ballafaqohet me probleme serioze, OBRM-PDUKM-ja po gjen forca që të përmbush atë që ka premtuar para opinionit, pa dallim se për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë, njofton Telegrafi Maqedoni.

““Përderisa Zaev po mundohet të mashtron qytetarët shqiptarë me oferta të cilat nuk do ta përmirësojnë jetën e tyre, OBRM-PDUKM-ja po realizon punë konkrete, ju mundëson maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbeve, boshnjakëve dhe vllehve në rajonin e Pollogut të kenë tubacion kryesor për furnizim me gaz natyror. Siç kemi premtuar në fushatë, tani më filloi ndërtimi i gazëpërçuesit nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar si faza e parë, kjo në vlerë prej 29 milion euro i cili do të ndërtohet në dy vitet e ardhshme”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, realizimi i projekteve të tilla është mesazh deri tek ata që dëshirojnë të prishin shtetit.