Grupi Parlamentar i LDK-së sot ka organizuar tryezë diskutimi me shoqërinë civile

14.05.2018 14:54:51

Grupi Parlamentar i LDK-së sot ka organizuar tryezë diskutimi për të dëgjuar perspektivën e përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me:
o Sfidat me të cilat po ballafaqohet Kuvendi i Kosovës në realizimin e mandatit të tij përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës.
o Qasja që duhet ndjekur nga forcat politike karshi krizës politike dhe institucionale në të cilën gjenden institucionet e vendit.
o Rolin që duhet të luajë GP-LDK, si grupi më i madh parlamentar, në këtë situatë.
Vlerësimet e shoqërisë civile se si të promovohet transparenca, llogaridhënia dhe etika në politik-bërje, me qëllim që gradualisht të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike dhe në demokraci.

Tryezat e tilla janë një formë e re e involvimit të rregullt të shoqërisë civile në proceset konsultative politike të cilat do të promovojë LDK-ja në të ardhmen.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës