Grushte e gjak/ Plas sherri në mes të lojës në ndeshjen Bylis-Laçi (VIDEO)

13.02.2021 19:15:36

Dhuna në futbollin shqiptar duket një problem ende i pazgjidhur. Një skenë e shëmtuar dhune është regjistruar në minutën e 63-të në ndeshjen Bylis-Laçi e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiorë.

Si pasojë e këtij momenti të paprecedentë, pritet të ketë pasoje të rënda dhe dënime shembullore nga Komisioni i Disiplinës.

Nuabueze bën boksierin, gjakoset edhe Kuli, raporton Panorama. Carkanji dhe Nuabueze ndëshkohet me karton të kuq. Të dyja skuadra me 10 lojtarë në fushë. Sulmuesi i Laçit është tradhtuar nga nervat dhe ka ngatërruar sportin duke bërë boskierin.