Grushti i shtetit, Greqia refuzon ekstradimin e 8 ushtarëve turq

26.01.2017 15:38:22

Gjykata supreme në Greqi ka vendosur kundër ekstradimit të 8 ushtarëve turq të akuzuar nga qeveria turke si të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit të shkuar.

8 ushtarët u arratisën me helikopter nga Turqia në drejtim të Greqisë pas grushtit të shtetit por ata thonë se nuk janë fare të përfshirë në të.

Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin, por ushtarët shprehen se jeta e tyre është rrezikohet në vendlindje. Çështja përbënte një dilemë të madhe diplomatike për Greqinë, por vendimi i sotëm i gjykatës së lartë është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.