Guardiolla ‘dorëzohet’ për titull

16.01.2017 13:40:04

Pep Guardiola pranon që Manchester City do ta ketë të vështirë ta fitojë Premier Ligën.

Humbja e turpshme nga Evertoni me rezultat 4:0, në këtë fundjavë ka lënë Cityn 10 pikë prapa liderit Chelseat.

Sipas Guardiolas pas kësaj disfate do të jetë e vështirë për skuadrën e tij që të përmbys dallimin e madh të pikëve për ta fituar titullin e kampionit.

“I pari është Chelesa që është 10 pikë para nesh, të cilat natyrisht se janë shumë dhe vështirë të rikuperohen”, ka deklaruar Guardiola.

“Tottenhami është i dyti që gjendet tri pikë përpara dhe të shohim se çka do të ndodhë”.

“Kam folur me lojtarët e mi për këto tri javët e fundit dhe u kam thënë që të harrojnë tabelën dhe të koncentrohen vetëm në fushë për të dhënë më të mirën nga vetja. Pas kësaj në fund të sezonit do ta vlerësojmë nivelin tonë me të cilin kemi luajtur, duke u nisur nga unë e më pas edhe futbollistët”.

City aktualisht është në pozitën e pestë me 42 pikë.