Guinchard i konfirmon Haradinajt përkrahjen e Zvicrës

13.08.2016 20:48:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur për vizitë sot Jean Marc Guinchard, Kryetar i Parlamentit Kantonal të Gjenevës.

Në një njoftimin për media të AAK-së, thuhet se Guinchard, i ka premtuar Haradinajt mbështetjen e Zvicrës për Kosovën.

“Mysafiri nga Gjeneva, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe tha se Zvicra do ta mbështes Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, siç edhe ka bërë deri me tani. Kryetari Haradinaj nga ana e tij, e falënderoi z. Guinchard, për përkrahjen e Zvicrës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Kosovës për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.