Habit Luis Enrique: Mund të kishim humbur më thellë në Paris!

18.02.2017 14:09:22

Luis Enrique u shfaq para mediave para takimit, që Barcelona do të luajë të dielën kundër Leganés, në “Camp Nou”. Lidhur me Leganes, ai tha: “Ajo ka shumë variante të luajturi, jo vetëm taktikisht. Unë nuk e di si do të luajnë ndaj nesh, por jam i vetëdijshëm për sjelljen mbrojtëse që kanë, e cila është për të bërë presion mbi mbajtësin e topit. Kjo është një lojë ndryshe nga ajo e së martës. Pritet reagimi ynë në një situatë të vështirë. Një parashikim për sfidën e kthimit me PSG-në në Ligën e Kampionëve? Nuk dua të flas tani për të, sepse përpara kemi një ndeshje të rëndësishme në kampionat. Është naive të mendojmë gjë tjetër, veç përballjes me Leganes. Nuk do të ketë mjaft kohë për të folur në lidhje me PSG-në, por ajo që mund të nënvizoj tani ka të bëjë me përmirësimin tonë”.

Busquets dhe Iniesta thanë se ata nuk kishin një plan të qartë reagimi ndaj mënyrës së të luajturit të PSG-së. Por, Luis Enrique thotë fjalën e tij: “Nuk marr parasysh se çfarë mund të thuhet nga kushdo, unë përgjigjem vetëm për deklaratat e mia, të bëra të gjitha pas një humbje të tillë. Me lojtarët flas në fytyrë, në dhomat e zhveshjes.” A mund të ndikojë disfata e rëndë në Paris mbi grupin e lojtarëve që stërvit? Trajneri katalanas gjykon:

“Pa dyshim. Është e qartë se morëm një goditje të madhe, por kjo nuk është diçka që ra nga qielli. Ishte një dhuratë surprizë. Kundërshtari ishte superior dhe duhet ta pranojmë këtë. Kemi nevojë ta përmirësojmë performancën tonë. Jo çdo gjë që ndodh e meritojmë. Rezultati ishte i drejtë, madje mund të ishte edhe më i thellë. E ardhmja ime? E vetmja gjë, që është e qartë, vendimet që do të marr nuk do të kenë lidhje me çka ndodh në këtë muaj, asgjë. Unë nuk e kam marrë vendimin tim, ende.” /telesport.al/