Hahn do të dërgojë ekspertë që të ndihmojnë reformat në gjyqësor

09.07.2017 10:51:45
Johannes Hahn, Member of the EC in charge of Regional Policy

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, informoi se Komisioni Evropian në mes të korrikut do të dërgojë ekspertë të së drejtës që të ndihmojnë qeverinë e re të zbatojë reformat në fushën e gjyqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për portalin “European Western Balkans” deklaroi se qeveria dhe opozita duhet të fokusohen në zbatimin e reformave urgjente prioritare dhe Marrëveshjen e Përzhinës që ta kthejnë vendin drejt rrugës euroatlantike.

“Siç kam njoftuar, do të dërgojë ekspertë në fushën e drejtësisë në Shkup që të përcjellin zhvillimin e ngjarjeve në lidhje me mesazhet nga 2015 dhe ta këshillojnë qeverinë për çështje të së drejtës”, ka thënë Hahn.

Më 27 qershor në Maqedonia ishte Reinhard Priebe, ndërsa ekipi i tij do të vijë përsëri në Maqedoni nga 17 deri më 21 korrik.

Me mision të njëjtë do të cijë edhe ministri gjerman për Punë të Jashtme, Michael Roth, i cili prej sot deri të martën do të qëndrojë në Maqedoni.