Hahn i rikujton Vuçiqit kushtin për BE, normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën

05.12.2016 14:30:20

Komisioneri Evropian, Johannes Hahn do të qëndroi sot në Serbi. Ai tha se pret që Serbia javën e ardhshme të hap një ose edhe dy kapituj për integrimin e saj në BE.

Kryeministri serb është i sigurt se do të hapet kapitulli i pestë, por një gjë e tillë edhe nuk është konfirmuar nga BE-ja, shkruan Tanjug.

“Javën e ardhshme, ose vitin e ardhshëm”, tha Han, por ai tha se java e ardhshme është e mundshme për hapjen e jo vetëm një kapitulli për negociata.

“Unë mendoj se javën e ardhshme ne mund të hapim më shumë se një kapitull”, përsëriti Han.

Hahn i rikujtoj Vuçiqit, kushtin e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën dhe më të gjithë fqinjët.

Kryeministri serb, premtoi se do t’i rregulloj marrëdhëniet më fqinjët e sidomos me Kroacinë dhe Kosovën.

“Nuk do të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne. Do vazhdojmë dialogun më Prishtinë dhe do të rregullojmë marrëdhëniet me fqinjët”, u shpreh Vuçiq.