Hajnat vjedhin lokalin në qendër të Ferizajt – 60 mijë euro dëme

07.01.2017 20:54:54
Hajnat kanë thyer pasmesnate lokalin “Ardi Fashion” në qendër të Ferizajt duke vjedhur materiale në vlerë prej 60 mijë eurosh.

Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta në lokal.

Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.

Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.

Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t’i falimentojë biznesi.

Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e policisë.

Nga kjo e fundit, Zëvendës Drejtori i Rajonal, Besnik Shabani, bëri me dije se nuk ka akoma ndonjë të dyshuar me atë që i ngjau këtij biznesmeni.