Hajrush Shoshi u është drejtuar qytetarëve të Istogut me rastin e konfirmimit të fitores së LDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar të komunës, kryetarin aktual Haki Rugova.
Në mesazhin e tij, z. Shoshi ka kërkuar nga ata që provuan të kontaminojnë të ardhmen e Istogut, t’i lënë të punojnë të qetë!
Ky është postimi i plotë i z. Shoshi:
Bashkëqytetarë,
Istogasit e mi,
Miq gjithandej,
Fitorja dhe dinjiteti i takon LDKse.
Të tjerët le të dalin dhe tu kërkojnë falje për bezdisjen që ju bënë votuesve, sepse fitorja ishte e jona, qysh në raundin e parë.
Tani ata që provuan ta kontaminojnë të ardhmen e Istogut, le të na lënë të qetë të punojmë.
Nuk është thënë kotësisht, që njeriut nuk mund t’i merret dhunshëm as besa as besimi as vullneti as përkrahja.
Qytetari i Istogut, besën, besimin dhe përkrahjen e ka deponuar në Lidhjen e Presidentit Rugova, të tjerët mund të ëndrrojnë.
Sot, Istogu vulosi për të satën herë, që me Lidhjen Demokratike të Kosovës, askush nuk mund të konkuroj politikisht.
Urime Istog,
Urime Kosovë,
Fitore madhëshore,
Festë edhe më e madhe!






































