Haki Abazi paralajmëron ndarjen e LDK-së

29.01.2020 22:13:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka paralajmëruar ndarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një debat në TV Dukagjin, Abazi ka thënë se nëse LDK-ja e djeg mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin, atëherë LDK-ja do të ndahet.

Ai nuk ka saktësuar se për çfarë ndarje bëhet fjalë.

Sot gjatë ditës, njëri nga vëllezërit Geci ka akuzuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa si spiun të Serbisë.