Haki Latifi: Është obligim i Qeverisë të kthejë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit në tokën e Kosovës

22.09.2016 22:02:28

Sot kisha një lajm emocional falenderimi dhe nderimi nga miku im Valdet Ziba. Mirënjohja për ish Ministrin e Mbrojtjës të FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqin ( Pas Vdekjës ), ju dorëzua nga bashkëpunëtori i Kolonelit z.Miftar Ziba, e ndarë nga Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër në kuadër të 26 vjetorit të saj. Në kuadër të homazhve në 18 vjetorin e vrasjës të ish Ministrit ju dorëzua vëllaut z. Behxhet Krasniqi dhe djalit të Kolonelit z. Florentit, pran varrit aty ku prehët në përjetësi. Më këtë, shfrytëzoj rastin të falenderoj bashkëpunëtorët dhe ushtarakët e kolonel Ahmet Krasniqit; ushtarakun e karierës z.Miftar Ziba, kapiten i klasit të parë dhe koordinatori i parë dhe i vetëm për qështje ushtarake i caktuar direkt nga Ministri Ahmet Krasniqi. E Kemi obligim moral, njerëzor dhe atdhetar që t´i përkujtojmë dhe t´u jemi mirënjohës veprës së tyre, por edhe të bëjm çmos që organet e drejtësisisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, sa më parë ti ndriqojnë vrasjet enigmatike të atdhetarëve shqiptar dhe kriminelët ta marrin denimin e merituar. Njëherit konsideroj se është obligim i Qeverisë së Kosovës që të merret inisiativa e kthimit të eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit në tokën e Kosovës, për të cilën aq shumë punoi dhe e deshi dhe së një ditë do të ndriçohen të gjitha ato pengesa dhe vështirësi. Lavdi jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjës Kolonel së FARK-ut Ahmet Krasniqin! Qofshin të përjetshëm kujtimet në mendjet dhe zemrat tona!

received_10206893421565010 received_10206893421605011 received_10206893421525009