Kryetari i Istogut z. Haki Rugova përzemërsisht edhe një here falenderon të gjitha strukturat dhe aktivistet e LDK-së për angazhimin dhe punën e palodhshme, përmes facebookut, falenderon qytetarët, të cilët treguar maturi dhe respekt me votën e tyre të shtrenjtë.
Postimi i plotë i kryetarit Rugova në facebook:
Të dashur qytetarë të komunës së Istogut,
Sot, KQZ çertifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve në komunën tonë. Të gjithë e dimë që ishte nje proces i gjatë dhe i mundimshëm por ky mund u kurorëzua me fitore.
Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju falënderoj secilin për votën Tuaj të shenjtë.
Faleminderit të gjitha strukturave dhe aktivistëve të LDK-së për angazhimin dhe punën e palodhshme.
Me bindje të plotë ju garantoj se me punë do të vazhdojmë të jemi shembull i suksesit në nivel vendi.
Na priftë e mbara dhe zoti ju bekoftë