Haki Rugova: Istogas të dashur respekt për durimin dhe kulturën qytetare që treguat gjatë kësaj kohe

18.11.2017 01:26:43

Kryetari i Istogut z. Haki Rugova permes një postimi në facebook falenderon qytetaret istogas për kulturen dhe durimin e tyre  gjatë fushatë.

Ai u bën thirrje që me datën 19 nëntor ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës me numer 47 dhe programin tij qeverisës.

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook:

Qytetarë të dashur të Istogut,

Sonte po e mbyllim fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 19 nëntorit. Ju shpreh respektin më të madh per durimin dhe kulturën qytetare qe keni treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Ju falenderoj nga zemra të gjithëve që na përcollët gjatë shpalosjes së programit tim qeverisës, i cili u prezentua kudo dhe bashkë me ju. Projektet e prezentuara bashkë me kërkesat e juaja, qytetarë të nderuar, do të realizohen terësisht.

Të dashur istogas, ju bej thirrje të gjithëve pa përjashtim që me maturi dhe kulturë të lartë qytetare, me datën 19 nëntor, të delni dhe të kryeni obligimin tuaj qytetar. Të votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numer 47 dhe programin tim qeverisës per ju, bashke me ju. Ky program garanton zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësorë, shërbim të mirë shëndetësorë, infrastrukturë të avancuar, zhvillim të bujqësisë, dhe turizmit. Më shumë poligone sportive, perkrahje për rininë, për kulturën, dhe trashëgiminë kulturore.

Shihemi në fitoren e radhës 

Fotografia e Haki Rugova