Haki Rugova: Me pikëllim dhe dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit Lush Bicaj

12.01.2018 17:12:48

Kryetari i  Istogut, Haki Rugova në një postim ne facebook shkruan se me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta e veteranit të arsimit Lush Bicaj. Mesuesi Lush Bicaj me kontributin, përkushtimin  dhe angazhimet e tij dha kontribut të madh për mesimin në gjuhën shqipe.

Postimi i plotë i z. Haki Rugova në facebook është:

Me pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit Lush Bicaj.

Mësuesi Lush, me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ka dhënë kontribut të madh për mësimin në gjuhën shqipe. Gjysmën e jetës së tij ia kushtoj arsimit.

Ngushllime të sinqerta familjes së respektuar Bicaj