Haki Rugova: Projekti për ndertimin e Palestrës së Sporteve në Istog përfundon në vitin e ardhshëm

07.11.2017 17:30:28

Kryetari i Istogut z. Haki Rugova sot ka inspektuar punimet që janë duke u bërë  në rregullimin e Palestrës se Sportëve në Istog. Ai tha se punimet janë duke u realizuar  me një intensitet të shpejt, brenda vitit pritet qe të përfundojnë këto punime.

Ky është postimi i z. Haki Rugova në facebook:

Sot inspektuam punimet që janë duke u realizuar për finalizimin e projektit për ndërtimin e Palestrës Sportive në Istog.

Punimet janë duke u realizuar me një intensitet të shpejtë. Pritet që brenda vitit të ardhshëm klubet sportive të komunës së Istogut të mund të zhvillojnë aktivitet e tyre sportive në një ambient modern me standarde ndërkombëtare.